Tiranë/ Policia monitoron kalimin e këmbësorëve, apeli: Sigurohu mirë, mos rreziko jetën!

Tiranë/ Policia monitoron kalimin e këmbësorëve, apeli: Sigurohu mirë, mos rreziko jetën!

Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash, në kuadër të Tispol gush 2018, për të parandaluar aksidentet rrugore ku më të prekur janë këmbësorët.br br Në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit thuhet se ka një rrezik potencial për këmbësorët që kalojnë rrugën.br br Njoftimi i plotë:br br Krahas Planeve të Kontrollit ?Tispol Gusht 2018?, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.br br Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore.br br Pamjet e rregjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen.br br Ata janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-08-16

Duration: 04:08