Ora News - Gjirokastër, 583 persona gjetën punë në 7 muaj në sektorin privat

Ora News - Gjirokastër, 583 persona gjetën punë në 7 muaj në sektorin privat

Subscribe në Ora News këtu Mugesa e fuqisë punëtore të specializuar ka detyruar mbylljen e disa bizneseve fasonë në bashkitë e Vogla të Qarkut Gjirokastër, ku ky sektor mbajti peshën kryesore të punësimeve të reja për 7 muajt e parë të vitit. Në Drejtorinë Rajonale të Punësimit thonë se gjatë kësaj kohe u punësuan 583 ndërsa 236 vende pune janë ende të lira.br br 583 persona janë punësuar në sektorin privat në 7 mujorin e parë të vitit 2018 falë ndërmjetësimit të Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Gjirokastër me bizneset.br br Për këtë periudhë në qarkun e Gjirokastrës ishin 710 vende pune, 236 prej të cilave mbeten të lira.br br Kristjana Kaci: 583 janë ndërmjetësuar, 70 kanë qenë nga kategoria e ish-përfituesve të ndihmës ekonomike. 23 nga skema e ndihmës ekonomike dhe 17 nga romët dhe egjiptianët. 2 punëkërkues të papunë janë persona me aftësi të kufizuar.br br Bizneset fasone kanë mbajtur peshën kryesore të punësimit në Gjirokastër, por mungesa e fuqisë punëtorë të specializuar ka bërë që në bashkitë e vogla të qarkut disa subjekte të mbyllin aktivitetin.br br Ndaj një vëmendje e veçantë i kushtohet orientimit të punëkërkuesve të moshave të ndryshme drejt kurseve të formimit profesional.br br Kristjana Kaci: Kemi bërë të mundur që të hapim disa kurse formimi dhe në Memaliaj, Këlcyrë dhe Tepelenë.br br Raporti i fundit i INSTAT tregoi një rënie të nivelit të papunësisë në tre muajt e parë të 2018 në 12.5 nga 13.4 që ishte në tremujorin e fundit të 2017.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-08-17

Duration: 01:28