Report TV - Fluks nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Report TV - Fluks nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Menjëherë pas mbarimit të festës së Kurban Bajramit, qindra shqiptarë të Kosovës janë dyndur drejt bregdetit shqiptar, ku këtë të mërkurë është bllokuar edhe segmentin Morinë-Kukës, pjesë e rrugës së Kombit.br br Radha e madhe e automjeteve solli trafik nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit. Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar, pasi radha e automjeteve është shumë e madhe.br br Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, por ai sa vjen e rëndohet, për shkak të ardhjes së mijëra pushuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-08-22

Duration: 01:16