Ora News - PD zbulon dokumentat, Tabaku: Rama i jep 15 mln euro tendera baxhanakut

Ora News - PD zbulon dokumentat, Tabaku: Rama i jep 15 mln euro tendera baxhanakut

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimet me tenderat, që sipas selisë blu favorizohen njerëz të afërt me qeverinë.br br Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një dalje për mediat ka publikuar dokumenta që sipas saj, kryeministri për një periudhë 5-vjeçare i ka dhënë baxhanakut të tij tender 15 milionë euro.br br Deklarata e Jorida Tabakutbr br Në Shqipëri, mund të fitosh një tender publik vetëm nëse je i lidhur me qeverinë. Rasti i Mond Begos i cili pasi ka ndryshuar katër apo pesë emra duke krijuar kompani nga hiçi për të fituar tendera publikë.br br Ky nuk është vetëm konkluzioni i Partisë Demokratike, ky është konstatim i raportit të fundit të DASH, i Gjykatës Europiane të auditimit dhe strategjisë së zgjerimit. Por kjo fatkeqëisht është dhe e vërteta e publikuar nga raportet e Agjensisë së Prokurimit Publik.br br Por, për të përfituar një tender publik është e domosdoshme që të jesh edhe brenda rrethit familjar të kryeministrit Rama, oligark brenda kryeministrit, ose kriminel me rekorde kriminale.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-28

Duration: 01:22