Ora News - AKU inspektoi 2284 biznese gjatë verës, 50% e tyre probleme me kushtet

Ora News - AKU inspektoi 2284 biznese gjatë verës, 50% e tyre probleme me kushtet

Subscribe në Ora News këtu br Gjate sezonit të verës AKU ka inspektuar mbi 2000 subjekte dhe raportet tregojnë se në 50 janë konstatuar problematike. Janë gjobitur 92 subjekte dhe janë mbyllur 20 prej tyre për shkak të problematikave me falsifikimin dhe tregtimin e produkteve të falsifikuara. br br Gjatë 3 muajve të verës AKU ka inspektuar 2284 biznese, ku ka rezultuar se gati 50 e tyre kanë patur problematika me kushtet e ruajtjes së produkteve, ato higjeno-sanitare dhe problematikë me dokumentacionin.br br Por përtej këtyre mangësive, inspektorët e AKU vlerësuan dhe vendosën mbylljen e 20 subjekteve, biznese që tregtojnë produkte të rëndësishme si buka, fast-food dhe piceri si dhe në sektorin e shërbimeve ndërprerje të aktiviteti të restorantëve.br br Inspektori, Ledio Ilollari, thotë shkeljet e shpeshta të konstatura. br br Ledio Ilollari: Më së shumti në mangësi të kushteve higjeno-sanitare. Përfshirë dokumentacionin bazë, gjurmushmërinë, sistemin e vetë kontrollit, moria e masave që vetë operatori duhet të marrë që ti garantojë sigurinë ushqimore konsumatorit. Etiketimi është me shumë rëndësi apo evidentimi, asgjesimi dhe bllokimi i produkteve të pasigurta, atyre me afat të kaluar përdorimi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-28

Duration: 02:26

Your Page Title