Intervista në Report TV, Klosi: Në gusht në Shqipëri 1.5 mln turistë, 20% më shumë se në 2017

Intervista në Report TV, Klosi: Në gusht në Shqipëri 1.5 mln turistë, 20% më shumë se në 2017

TIRANE-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishte i ftuar në studion e REPORT TV në kuadër të sezonit turistik. Ai u ndal te cilësia e plazheve dhe numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë këtë sezon. Duke u ndalur te muaji gusht, Klosi theksoi se deri tani vendin tonë e kanë vizituar 1.3 milionë turistë, ndërsa deri në fund të muajit shifra parashikohet që të shkojë në 1.5 duke iu referuar fluksit, 20 më shumë se në 2017 për gushtin.br br Bazuar te prenotimet, ai tha se edhe shtatori me tetorin do të jenë muaj të ngarkuar. Ministri vlerësoi se shqiptarët e Kosovës vijojnë që të jenë besnikë, ndërsa deri tani llogariten se kanë hyrë mbi 56 mijë nordikë. Duke u ndalur te pastërtia, ai tha se ka ende shumë për të bërë, ndërsa referuar rasteve të mbytjeve, ministri theksoi se janë shumë herë më pak se vitin e kaluar, ndërsa për sezonin tjetër do të ndryshojë gjendja.INTERVISTA E PLOTE NE REPORT TVbr br Si po ecën sezoni turistik?br Ka një rritje krahasuar me një vit më parë, gushti ka shtuar numrin e turistëve të huaj, 1.3 milionë turistë të huaj të regjistruar në TIMS deri tani. Mund të shkojë deri në 1.4 milionë, duke e çuar deri në 22 më shumë se një vit më parë. Duke shënuar një nga kulmet.br br Përfshirë edhe emigrantët?br Jo! Në shifrat e turizmit janë edhe më shumë, por nuk evidentohen pasi janë me pasaporta shqiptare. Turistë konsiderojmë një shtetas të huaj që rri më shumë se 24 orë, kemi hequr numrin e tranzitëve. Ka shtetas nga Kosova, që hyjnë në Morinë dhe dalin në portin e Durrësit, por po të krahasojmë me një vit më parë, krahasuar me një vit më parë kemi rritje me 20. Vetëm dje kanë hyrë 37.800 shtetas të huaj, në katër ditët e fundit të gushtit presim që kjo shifër të shkojë deri në 1.5 mln turistë.br br Keni marrë masa që edhe shtatori...pasi jemi vend i detit dhe rërës...br Turizmi është biznes i vështirë, shiu që ra në korrik e uli pak entuziazmin. Turistët e parë erdhën që në maj, qershor, dhe parashikojmë që edhe shtatori, por edhe tetori do të jetë shumë i mirë, pasi ka shumë prenotime. Në maj u ndiem të papërgatitur për fluksin, shtatori do të jetë më i organizuar. Për vitin tjetër do të doja që të mendojmë që tani. 1.5 mln turistë janë vetëm për muajin gusht që kanë hyrë në Shqipëri. Në gusht janë 20 më shumë turistë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-08-29

Duration: 24:38