Ora News - Pronat, Strasburgu afat deri më 17 shtator qeverisë shqiptare, fatura 424 mln euro

Ora News - Pronat, Strasburgu afat deri më 17 shtator qeverisë shqiptare, fatura 424 mln euro

Subscribe në Ora News këtu br Ish-pronarët shqiptarë nuk kanë besim tek institucionet shqiptare për zgjidhjen e çështjeve të pronave dhe e vetmja shpresë për to është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 17 shtatori është afati i fundit që Strasburgu i ka dhënë qeverisë shqiptare për të krijuar një mekanizëm për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën e ish-pronarëve.br br Myrshit Vorpsi, kryetari i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi: "Gjykata e Strasburgut nuk ia ka pranuar dhe i ka lënë një afat, datën 17 shtator që qeveria shqiptare të çojë komentet shtesë lidhur me aplikimin e ligjit".br br Gjykata për Të drejtat e Njeriut pritet të japë një vendim për 89 çështjet e pronave shqiptarë brenda këtij viti. Nëse Gjykata e Strasburgut do të vendosë pro pronarëve, shtetit shqiptar do t'i faturohet 424 mln euro për të paguar në bazë të zërit kadastral të 2016.br br "Me çmimet e 2016, të 89 çështjet janë të vlerësuara 424 mln euro"br br Shoqatës Kombëtare "Pronësi me Drejtësi kërkon zbatimin e vendimmarrjes së Gjykatës së Strasburgut, pasi sipas Myrshit Vorpsit nuk mund të ketë dy standarde për vlerësimin e pronave.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-08-29

Duration: 02:22