Opozita “kryqëzon” Veliajn - News, Lajme - Vizion Plus

Opozita “kryqëzon” Veliajn - News, Lajme - Vizion Plus

br Aksioni i Partisë Demokratike është drejtuar kundër kryetarit Erion Veliajt. Kryetarja e Komisioni te Medias Albana Vokshi ka akuzuar kryebashkiakun se pavarësisht rritjes se çmimit te ujit nuk bën investime për te përmirësuar furnizimin por paratë e taksapaguesve ua jep miqve te tij. Sipas PD një ne tre tenderat e zhvilluara nga ujësjellësi i Tiranës jepen pa gare ndërkohë qe 12.7 milionë euro shkojnë për shpenzime luksi siç është rasti i blerjes se 5 makinave elektrike.br br br br Albana Vokshi: Makinat elektrike me vlerë gati 40 milionë lekë secila prej tyre, pra shumë herë më tepër se çmimi i një makine të njëjtë por me çmim normal tregu, janë blerë tek miku i Edi Ramës, Agron Papuli, i cili ka qenë i vetëm në garë sepse sipas specifikimeve të Ujësjellësit, dhënia e miliona lekëve janë paracaktuar për makinat e Papulit.br br br br br Partia demokratike thotë se korrupsioni është arsyeja pse qytetaret paguajnë me shtrenjte faturat e ujit.br br br br Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë për faturat e ujit të pijshëm, sepse Erion Veliaj nuk blen vetëm makina elektrike për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, por për të pasuruar edhe vëllain e Drejtorit të Rrugëve, tek i cili blen matësit e ujit të cilën qytetarët e Tiranës e paguajnë 56 mijë lekë.br br br br E tashme qe nga beteja elektorale për Tiranën na ndan me pak se një vit, opozita thekson se qytetaret nuk meritojnë një kryebashkiak të korruptuar, prioriteti kryesor i të cilit është pasurimi i shpejtë nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-09-01

Duration: 01:47

Your Page Title