PD: Qeveria 25 mln euro shpenzime luksi - News, Lajme - Vizion Plus

PD: Qeveria 25 mln euro shpenzime luksi - News, Lajme - Vizion Plus

Partia Demokratike ka vijuar serish denoncimet per qeverinë Rama mbi ato qe i quan shpenzime luksi. Ne nje dalje per mediat Lealba Pelinku Drejtuese e Departamentit Antikorrupsion pranë PD, ka listuar nje sere shpenzimesh.br br br br  Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.br br br br Opozita bën edhe krahasimin me fondin për ndihmën ekonomike.br br br br Kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.br br br br Pelinku riperseriti se Partia Demokratike, me ardhjen në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm i jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar qe abuzon me të tilla shpenzime.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-09-02

Duration: 01:29