Report Tv- Fier, shkrumbohen nga zjarri Magazina e kafes

Report Tv- Fier, shkrumbohen nga zjarri Magazina e kafes

FIER - Digjet një magazinë ku piqej dhe amballazhohej kafe në Fier. Magazina e kompanisë "Oscar & Geno" është djegur plotësisht, duke shkrumbuar rreth 70 ton kafe e cila ndodhej e paketuar në ambientet e brendshme gati për t'u tregtuar. Zjarri ka shkaktuar një dëm prej rreth 400 mijë euro. br br Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ka qenë një pirun i cili po karikonte bateritë shkaktar për nxitjen e zjarrit. Mbërritja e shërbimit zjarrfikës në vendin e ngjarjes, bëri të mundur nxjerrjen e gjashtë bombolave të gazit nga ambientet e magazinës, të cilat përdoreshin për pjekjen e kafesë. br br Njoftimi i policisë: br br Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen ?16 Prilli?, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr. br br Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-09-02

Duration: 00:52

Your Page Title