Ora News - Makarona me insekte dhe produkte të skanduara, AKU sekuestron 33 ton ushqime

Ora News - Makarona me insekte dhe produkte të skanduara, AKU sekuestron 33 ton ushqime

Subscribe në Ora News këtu Një sasi prej 33 ton produktesh të skaduara janë bllokuar nga AKU-ja në një subjekt që sipas këtij institucioni, do t'i hidhte në treg.br br Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti ?IN FOOD? shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.br br Konkretisht, në magazinën e parë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta. Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjetën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimorebr br çokokrem 400 gr X 11313 copë sasi 4525 kgbr cokokrem 800 gr X 9839 copësasi 7871 kgbr makarona 500 gr X 10203 copësasi 5101 kgbr lëng frutash 0.2 l X 25289 copësasi 5077 kgbr konfleks 250 gr X 5700 copësasi 1435 kgbr Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.br br Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copësasi 8,229 kgbr Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copësasi 357 kgbr Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copësasi 255kgbr Veç të tjerash-sipas AKU-së subjekti ?IN FOOD? shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 241 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit. Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-02

Duration: 01:06

Your Page Title