Ora News - Mjekët psikiatër: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin tek të rinjtë

Ora News - Mjekët psikiatër: Pasiguria në punë nxit stresin dhe depresionin tek të rinjtë

Subscribe në Ora News këtu Mjekët psikiatër e lidhin shtimin pacientëve të prekur nga stresi dhe depresioni më pasiguritë në tregun e punës, sidomos tek të rinjtë. Përballë shpeshtësisë për raste të tilla, mjekët psikatër thonë se fatmirësisht është rritur ndërgjegjësimi për të trajtuar në kohë këto probleme.br br Pasiguria në vendin e punës pas përfundimit të studimeve dhe varësit ndaj lojërave të fatit e drogave kanë rritur ndjeshëm faktorët stresantë tek të rinjtë. Mjekja psikatre Dr. Arjana Rrelli tha se ajo që ka ndryshuar kohët e fundit është ndërgjegjësimi më i lartë për tu trajtuar.br br Arjana Rreli: Janë rritur faktorët stresantë, pasiguria në vendet e punës. Pamundësia për të gjetur vende pune, por edhe konfliktet brenda familjes rrisin nivelin e stresorit, gjë që i çon personat në rritje të nivelit të ankthit, gjë e cila duke iu bashkangjitur edhe informimit që kanë njerëzit dhe duke u gjentur në armantën e njerëzve që vuajnë ankth ke më pak komplekse për të kërkuar ndihmë, ka sjellë prurje më të mëdha.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2018-09-02

Duration: 01:26

Your Page Title