Report Tv-Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj-krerëve të Policisë: Rezultate deri në tetor

Report Tv-Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj-krerëve të Policisë: Rezultate deri në tetor

TIRANE - Ngjarjet e fundit kriminale, si ekzekutimi i biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër si dhe atentati me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka bërë që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të mbledhë me urgjencë drejtuesit e policisë dhe të bëjë një paralajmërim të fortë për drejtuesit e policisë në qarqe.br br Burime për Report Tv saktësuan se Xhafaj ka zhvilluar paraditen e kësaj të diele një takim në Ministrinë e Brendshme me disa nga drejtuesit e lartë të policisë në vend me në krye Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Me tone të ashpra, Xhafaj ka paralajmëruar se nëse nuk ka zbardhje të ngjarjeve të fundit kriminale, atëherë ata do largohen nga detyra. Ministri i Brendshëm ka lënë një ultimatum dy mujor për drejtuesit që të hedhin dritë mbi atë çka ka ndodhur muajt e fundit në vend. br br Shqetësimi i Xhafajt ka qenë për situatën kriminale në Shkodër, ku muajt e fundit kanë ndodhur pesë ngjarje të rënda kriminale dhe të pazbardhura, por nuk mbeten pas as Vlora me Lezhën, si zonat më të frekuentuara nga krimi. br br Ndryshoni situatën për ngjarjet kriminale në Shkodër dhe qytetet e tjerë. Nëse nuk ka rezulate largoheni në muajin tetor. br br Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëmbr Kështu, drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, drejtori i Policisë së Vlorës dhe ai i Lezhës, rrezikojnë shkarkimin nga detyra nëse puna e tyre nuk jep rezultate brenda muajit tetor. Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2018-09-02

Duration: 02:29