Ora News - Hajdutët thyejnë derën e Katedrales në Korçë, grabitin arkat e dhurimeve

Ora News - Hajdutët thyejnë derën e Katedrales në Korçë, grabitin arkat e dhurimeve

Subscribe në Ora News këtu Katedralja e Korçës është vjedhur gjatë natës.br br Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e jashtme të kishës dhe janë futur brenda, duke vjedhur arkat e Katedralës bashkë me arkën e të varfërve, ku sipas të dhënave të para kanë marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra.br br Mitropolia në një deklaratë për mediat shprehet tepër e shqetësuar mbi ngjarjen.br br At Ilia, në emër të mitropolisë, tha se është e treta herë që vidhet katedralja.br br "Mitropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet dhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e te varferve me vlere rreth 200 mijë lek te vjetra,"-tha At Ilia për gazetarët.br br Policia e Korçës ndërkohë po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. br br Objektet e Kultit në qytetin e Korçës kanë rënë shpesh herë pre e grabitjeve me thyerje, por në pjesën më të madhe të rasteve autorët nuk janë zbuluar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-03

Duration: 02:05

Your Page Title