Ora News - Durrësi zgjohet i përmbytur, ujërat e zeza në sipërfaqe

Ora News - Durrësi zgjohet i përmbytur, ujërat e zeza në sipërfaqe

Subscribe në Ora News këtu Rrugët e Durrësit u përmbytën duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve pas reshjeve të shiut që u regjistruan mëngjesin e sotëm. Bllokimi i pusetave nxorri në sipërfaqe edhe ujërat e zeza.br br Mjaftoi rreth një orë reshje shiu dhe në Durrës u rikthyen përmbytjet në rrugë. br Bllokimi i pusetave nxorri në sipërfaqe ujërat e zeza.br br Në disa zona të qytetit bregdetarë lëvizje e këmbësorëve dhe mjeteve u vështirësua.br br Lartësia e ujit në rrugë arriti në disa centimetra siç tregojnë edhe pamjet në video.br br Situata më e rënduar u paraqit në rrugën "Egnatia" dhe atë "Mujo Ulqinaku".br br Rruga "Skenderbe", "Taulantia", dhe rrethrrotullimi tek Stacioni i Trenit ishin të tjera zona ku pati probleme.br br Përmbytje në rrugë pati edhe në rrugën "Pavarësia" në zonën e Plazhit dhe Urën e Dajlanit.br br Disa akse u bënë të pakalueshëm, ndërsa në të tjera pati vështirësi në qarkullim çka u reflektua me trafik të rënduar.br br Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Durrësit gjithmonë ka qenë problematik, duke bërë që qyteti bregdetar të përmbytet sa herë që regjistrohen reshje intensive shiu edhe për intervale të shkurta kohore.br br Kjo e hënë riktheu reshjet edhe në zona të tjera të vendit, por nuk u raportuan problematika.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-03

Duration: 01:08

Your Page Title