27-vjeçari dhunon shitesen dhe vjedh marketin

27-vjeçari dhunon shitesen dhe vjedh marketin

Ky është momenti kur Keni Braçe, një i ri nga Durrësi grabit një market në lagjen Nr 8 të këtij qyteti. Me një pistoletë lodër me vete, ai futet në market, shtyn me dhunë shitësen dhe merr një sasi parash nga arka. Më pas, 27-vjeçari largohet me shpejtësi.br br Megjithatë, "aventura" e të riut ishte jetëshkurtër, pasi falë ndërhyrjes së autoriteteve policore, ai u arrestua.br br Policia i gjeti Braçes edhe mjetet e përdorura për kryerjen e krimit, si dhe sasinë e parave të vjedhura.br br "Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale pistoleta tip çakmak; maskë kirurgjie; doreza; sasia e lekëve të vjedhura, 79 300 lekë të reja", thuhet në njoftimin e policisë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-09-03

Duration: 00:41

Your Page Title