Ora News - Sesioni i ri nis me bojkot, mazhoranca fton opozitën për konsensus

Ora News - Sesioni i ri nis me bojkot, mazhoranca fton opozitën për konsensus

Subscribe në Ora News këtu Sesion i ri parlamentar nisi me ftesën e maxhorancës për bashkëpunim ndaj opozitës që mungoi. Në fillim ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ftoi opozitën për konsensus për ligjin e magjistratëve.br br Ruçi: Këshilli për Legjislacionin nuk e përmbushi detyrën për shqyrtimin e ndryshimeve për zbatimin e pesë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosmiratimi i Ligjit për Magjistraturën tregoi se dakortësia për nevojën e pastrimit nuk u mbështet nga konsensusi për ndërtimin e arkitekturës së sistemit. Kemi rast ta korrigjojmë këtë në sesionin e ri.br br Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zgjodhën që parlamentin e tyre ta zhvillonin në Shkodër, e megjithatë, mungesën e tyre ia dolën që të kushtëzonin fjalimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili nga foltorja i ftoi për bashkëpunim për ligjin zgjedhor.br br Balla: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t?i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore.br br Lidhur me ngjarjet kriminale ditët e fundit në Shkodër, Balla i kërkoi ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të marrë masa për të vënë përpara drejtësisë autorët.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-04

Duration: 02:10

Your Page Title