Ora News - Bushati: Lufta ndaj terrorizmit nuk duhet të ndihet e dekurajuar

Ora News - Bushati: Lufta ndaj terrorizmit nuk duhet të ndihet e dekurajuar

Subscribe në Ora News këtu br Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Izrael për punimet e ?Konferencës së 18-të Ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit?, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Luftës kundër Terrorizmit (ICT).br br Gjatë vizitës së tij, Ministri Bushati zhvilloi disa takime bilaterale. Ai u takua me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit Benjamin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, Lideren e Opozitës Tzipi Livni, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) David Harris dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve (WJC) Robert Singer.br br Ministri Bushati në fjalën e tij në konferencë prezantoi angazhimin dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, duke vënë theksin në shpalosjen e nismave të reja që lidhen me rolin e edukimit, harmoninë fetare, respektimin e të drejtave të njeriut e minoriteteve, vlerave të tolerancës ndaj diversitetit, dhe në hartimin e zbatimin e politikave të posaçme strategjike, sociale, politike, ligjore, edukative dhe ekonomike. br br Bushati tha se lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë dhe nuk duhet të ndihet e dekurajuar.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-04

Duration: 00:49