Kosova si Shqiperia, opozita bojkoton seancen e pare per “korrigjimin e kufirit”

Kosova si Shqiperia, opozita bojkoton seancen e pare per “korrigjimin e kufirit”

Mbetet e bllokuar seanca e jashtëzakonshme e nisur paradite në Kuvendin e Kosovës, ku janë për diskutim dy çështje të rëndësishme. Përzgjedhja e grupit negociator me Serbinë me kërkesë të kryeministrit dhe rezoluta e kërkuar nga opozita që pengon presidentin Thaçi të diskutojë për ndryshim të kufijve me Serbinë.br br Deputetët tentuan disa herë gjatë pasdites, për të vijuar me çështjen e parë, atë të grupit negociator. Por kuorumi për të vijuar seancën nuk u gjet, për shkak të bojkotit të opozitës, që kërkon kalimin direkt në diskutimin e rezolutës. Një vendim që u kritikua nga kryeministri Haradinaj.br br "Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme".br br Ndërsa Avdulla Hoti, drejtues i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë fajëson qeverinë për bllokimin e seancës.br br "Kam përshtypjen se është situata sikurse është themeluar Qeveria. Është dashur të dakordohet atëherë formati i Qeverisë me Beogradin, tash po ndodh e njëjta gjë po dakordohet rezoluta e tyre me Listën Serbe që është fatkeqe për shtetin e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i tyre përfundimtar është copëtimi i Kosovës të cilën gjë jemi të vendosur që nuk do ta lejojmë".br br Më herët, Haradinaj shpalli para deputetëve listën e pjesëmarrësve në grupin negociator të Kosovës në Bruksel.br br "Qeveria e Republikës së Kosovës do të përfaqësohet me këtë grup negociator. Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj zvkryesues, Behgjet Pacolli anëtar, Dardan Gashi anëtar. Po ashtu në këtë ekip rezervohen vendet për përfaqësuesit e opozitës".br br Haradinaj akuzon opozitën se po punon kundër interesave të vendit.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-09-05

Duration: 01:52

Your Page Title