Papa Françesku krijon Dioqezën Prizren-Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

Papa Françesku krijon Dioqezën Prizren-Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

Papa Françesku ka bere një tjetër lëvizje, e cila mund te përkthehet si një hap përpara qe Selia e Shenjte bene ne drejtim te Kosovës.br br br br Mëngjesin e se mërkurës, Ati i Shenjte me ane te një dekreti Papa ka vendosur ta ndryshoi qasjen ndaj Kishës Katolike te Kosovës.br br br br Administratura Apostolike e Prizrenit tashme zyrtarisht njihet si Dioqeza Prizren-Prishtine dhe Ipeshkvi i saj do te vijoi te jete Imzot Dode Gjergji.br br br br Një lëvizje kjo qe i jep një autonomi me te madhe Kishës Katolike ne Kosove, e cila deri me dje ka qene ne nivel Administrature dhe qe ishte nen drejtimin e Selisë se Shenjte.br br br br Por për shkak se Vatikani ende nuk e njeh Kosovën si shtet te pavarur, përsëri territori i kësaj dioqeze, do te jete nen varësinë e Vatikanit.br br br br Duke pare lëvizjet dhe vendimit e Papa Françeskut i cili ne shume raste ka thyer tabu qindra vjeçare, nuk është aspak çudi qe ne një te ardhme te afër Vatikani te njoh Kosovën.br br br br Ky vendim i Papës vjen saktësisht ne 5 shtator, ditën që shënon dy vjetorin e Shenjtërimit te Nene Terezës.br br br br Ndërkohë, në përkujtim të nënë Terezës në vende të ndryshme janë mbajtur mesha në nderim të figurës së saj.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2018-09-05

Duration: 01:06