Ora News - Pamje nga vendi i plagosjes me armë zjarri të 34 vjeçarit në Lezhë

Ora News - Pamje nga vendi i plagosjes me armë zjarri të 34 vjeçarit në Lezhë

Subscribe në Ora News këtu Një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës.br br Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në vendin e quajtur " Ura e Prekanit", në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit - Tales, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Doda, banues në Tale.br br Ai është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.br br Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.br br Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-09-05

Duration: 00:18

Your Page Title