Kuvendi i Kosovës ndodhet në ngërç - News, Lajme - Vizion Plus

Kuvendi i Kosovës ndodhet në ngërç - News, Lajme - Vizion Plus

Një ditë përpara takimit në Bruksel mes presidentëve Thaçi e Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar grupin negociator i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë takim.br Sot pritet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me miratimin e ekipit negociator të qeverisë të kryesuar nga Fatmir Limaj.br Gjithashtu pritet të zhvillohet dhe séance e thirrur nga opozita për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për ?korrigjimin e kufijve? me Serbinë.br Seancat janë shtyrë disa here si pasojë e mungesës së numrave si nga ana e partive në pushtet, ashtu edhe nga ato opozitare. Të dyja seancat kanë dështuar për mungesë të kuorumit të nevojshëm.br Numri i nevojshëm i deputetëve është 61 por në salle kanë qenë të pranishëm vetëm 58 deputetë.br Më herët presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në takimin në Bruksel me homologun e tij serb nuk do të diskutohet ndarje e Kosovës, as shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë republikë serbe në Kosovë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-09-06

Duration: 01:02

Your Page Title