Ora News - Dy vrasje brenda 24 orësh në Mamurras

Ora News - Dy vrasje brenda 24 orësh në Mamurras

Subscribe në Ora News këtu Një 27-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras.br br Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30, në afërsi të xhamisë së qytetit, dhe sipas policisë viktima është Indrit Pepa (në foto).br br I riu u qëllua me breshëri automatiku ndërsa po hynte në banesën e tij, duke mbetur i plagosur rëndë.br br 27-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë, pasi nuk mundi t'ju mbijetojë plagëve të marra në disa pjëse të trupit.br br Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.Ai është shtetasit Azis Markolaj 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.br br Vrasja dyshohet për hakmarrje, viktima plagosi autorin 6 vite më parëbr br Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu është ekzekutuar për hakmarrje, pasi 6 vite më parë ai kishte plagosur 49 vjeçarin në Mamurras.br br Viktima Indrit Pepa mësohet se jetonte jashtë vendit dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa familja e tij qëndronte e ngujuar prej 6 vitesh, kohë kur kishte ndodhur dhe plagosja.br br Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar gazhojat e armes të gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa në polici janë shoqëruar disa përsona të cilet po merren në pyetje rreth ngjarjes.br br Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 9

Uploaded: 2018-09-06

Duration: 01:35

Your Page Title