Shtyhet mandati i komisionit “Tahiri

Shtyhet mandati i komisionit “Tahiri

Opozita nuk ishte në Kuvend për të votuar për kërkesën e saj për zgjatjen edhe me 3 muaj mandatit të Komisionin Hetimor për ish-ministrin Saimir Tahiri, por mazhoranca me 72 vota pro e miratoi atë.br br Pavarësisht distancës, shumica në sallën e parlamentit dhe opozita e mbledhur në një hotel në Elbasan, nuk munguan replikat. Ministri i Energjetikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri iu përgjigj akuzave të kreut të opozitës për zvarritje në rrugën Tiranë- Elbasan, ndërsa me parë ironizoi mbledhjen paralele të opozitarëve.br br ?Dëgjoja nga Elbasani ata që janë mbledhur atje si kukudh për të bërë atë parlamentin paralel dhe po preknin disa plagë që i kanë hapur vet për rrugët. Merr guximin kryetari i opozitës dhe flet për rrugën Tiranë-Elbasan, duke na e shitur si dështimin tonë, pa harruar që një rrugë e filluar pa projekt, e filluar me gjoja 160 milionë euro e cila ka përfunduar mbi 400 milionë euro pikërisht për atë që them, s?ka pasur projekt të plotë dhe s?ka qenë menduar ashtu siç duhet, për të mos thënë keqmenaxhimi i vazhdueshëm që i është bërë asaj rruge dhe që fatmirësisht është duke u hetuar nga prokuroria?.br br Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj në një fjalim tejet të gjatë mbrojti aktin normativ për rishikimin e buxhetit e këtij viti, ku sipas tij është reflektuar filozofia e kësaj qeverie që askush të mos mbetet jashtë vëmendjes së shtetit, gjithmonë duke u krahasuar me qeverinë e PD.br br ?Vërtetë mund të thotë dikush se kjo është një thelë, por jo nuk është kështu. PD e dha 5 mijë Lekëshin për pensionistët vetëm në vitet elektorale?.br br Mungesa e opozitës në të dyja seancat e para të këtij sesioni të ri është reflektuar te përfaqësuesit e mazhorances të cilët te relaksuar nuk i kanë kursyer bashkëbisedimet e ç?tensionuara dhe me të qeshura mes tyre.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-09-06

Duration: 02:03

Your Page Title