Report TV - 30 minuta mbledhje kryesie, Rama largohet në këmbë, ja porositë

Report TV - 30 minuta mbledhje kryesie, Rama largohet në këmbë, ja porositë

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mblodhi për 30 minuta edhe Kryesinë e saj. Siç raporton gazetarja Esionia Konomi për Report TV kryeministri ka njohur me detyrat sekretarët e rinj që dolën nga mbledhja e djeshme e Asamblesë, po ashtu ka dhënë edhe këshilla për të gjithë ministrat.br br Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Rama është fokusuar tek fushta dixhitale. Sipas tij, të gjithë të zgjedhurit e PS përveç angazhimit në terren, duhet të punojnë fort për të fituar atë që e quajti beteja 'on line'.br br Konomi raporton se pas kësaj mbledhje kryeministri Rama udhëton drejt New York-ut. Atë e pamë të largohet në këmbë, ndërsa shoqërohej me Gramoz Ruçin. Ajo që u vu re është fakti se ashtu si kryeministri, edhe kryeparlamentari Ruçi kishte zgjedhur të vishte atlete. Ndërsa dilte nga mbledhja Rama u pa të bisedonte për pak minuta edhe me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.br br Kryesia e PS-së nuk mori në shqyrtim propozimin e kryeministrit Rama për të përjashtuar deputetin e Lacit, Gjetan Gjetani. Zëdhënësja e Kryesisë tha se votimi i shkarkimit ishte bërë në Asamble ditën e djeshme pas daljes jashtë të medias, por Report TV saktëson përmes burimeve të sigurta, se një votim i tillë, specifikisht për shkarkimin e deputetit nuk ka ndodhur asnjëherë. br br "Shkarkimi s?është kompetencë e kryesisë. U diskutua dje në Asamblenë Kombëtare dhe pas largimit të gazetarëve ne kemi një proces votimi. Na duhet një grup parlamentar kompakt.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-09-08

Duration: 02:25

Your Page Title