Ora News - Armando Duka: Fitorja e bukur kur arrihet, në Skoci për të mos humbur

Ora News - Armando Duka: Fitorja e bukur kur arrihet, në Skoci për të mos humbur

Subscribe në Ora News këtu Kombëtarja Shqiptare arriti fitoren e parë në Nation League përballë Izraelit. Paraqitja e kombëtares në "Elbasan Arena" ishte e ndryshme nga sfidat miqësore ndaj Ukrainës dhe Kosovës. Në konferencën pas ndeshjes, trajneri Panuçi tha se mori sinjale pozitive nga lojtarët e rinj por duhet reduktuar gabimet në mbrojtje. br br Christian Panucci: Gabuam në pjesën e parë, jo për meritë të kundërshtarit,. Janë gabime të cilat ne do ti shohim në vijimësi. Fatmirësisht reagimi nga lojtarët tanë erdhi në pjesën e dytë. Jam shumë i kënaqur me Binakun. Eshtë një vlerë e shtuar për ekipin kombëtar. Jam i lumtur që e pranoi propozimmin tim per te luajtur me kuqezinjte. Zhvilloi nje takim shume te mire se bashku me lojtaret e tjere."br br Timonieri i kuqezinjve u ndal te ndeshja e radhës ndaj Skocisë që do të zhvillohet në datën 10 shtator nga Gllasgou. Madje trajneri bën një paralelizëm në kohën kur ndaj Skocisë u përball si lojtar e sot si trajner.br br Christian Panucci: Skocia në shtëpi është skuadër e frikshme. do të vuajmë të gjithë por do të provojmë dhe do të japim maksimumin tonë. Kam fat ndaj Skocisë pasi me Italinë shënova golin e kualifikimit ne Kampionatin Europian në minutën e 92 por me Shqipërinë do të jetë një histori ndryshe."br br I kënaqur me fitoren ishte edhe presidenti i FSHF Armando Duka. Kreu i FSHF-së tha se skuadra luajti bukur dhe Binaku e kaloi provën. Ndërkohe që për ndeshjen e ardhshme ndaj Skocisë, Duka tha se duhet të evitohet humbja.br br Armando Duka: Fitorja është fitore dhe është e bukur kur arrihet. Ky është një kompeticion zyrtar i vështirë. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, momenti psikologjik nuk ishte i mirë por besoj se përveçse 3 pikë që janë shumë mirë i ka shërbyer edhe ekipit psikologjikisht për tu zhbllokuar dhe për të bërë mirë në të ardhmen. Mbrojtësi i majtë Binaku besoj se e kaloi provën për të qënë një lojtar i ekipit kombëtar. Ndeshja tjetër është shumë shumë e vështirë, në një transfertë kundër një kundërshtari që luan shumë mirë në shtëpinë e vet, por ne do të shkojmë atje për të mos humbur.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-08

Duration: 01:55

Your Page Title