Ekskluzive/ Ora News në Vlorë, në familjet e dy djemve të zhdukur pa lënë gjurmë

Ekskluzive/ Ora News në Vlorë, në familjet e dy djemve të zhdukur pa lënë gjurmë

Subscribe në Ora News këtu Qarku i Vlorës, përveç vrasjeve, - rasti më i rëndë ajo e maskrës së Selenicës, ku një person qëlloi për vdekje 8 anëtarë të fisit të tij - është përballur edhe me një tjetër fenomen të frikshëm, me zhdukjen e personave në mënyrë misterioze.br br Vetëm gjatë muajit qershor e korrik policia ka regjistruar zhdukjen e dy personave.br br Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç ka dalë nga banesa e të atit për të mos u kthyer më.br br Një muaj më vonë, 19 korrik, zhduket dhe shoku i tij, një 24 vjeçar. br br Ndërkohë gjatë vitit 2017 në këtë qark rezultojnë 19 te humbur, nga të cilët 4 prej tyre rezultojnë të mbytur në det dhe disa të vrarë.br br Zhdukja e Albano Xhaferritbr br Ora News ishte në banesën e të atit të Albanos.br br Babai i tij jeton i vetëm dhe kujton shumë pak nga ajo ditë e fundit kur djali i tij doli nga dera për të mos u kthyer më.br br "Kishte një muaj që kishte ardhur nga Belgjika dhe e rrëmbyen. Atë ditë kishte sjellë djalin e vogël në shtëpi. Pastaj erdhi me motor dhe e mori. Që nga ai moment iku djali. S'e kush e mori?!" ngre supet Lutfi Xhaferri,babai i Albanos për gazetaren e Ora News.br br Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-08

Duration: 06:18

Your Page Title