Përfundon në dhjetor aksi Gjirokastër - Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

Përfundon në dhjetor aksi Gjirokastër - Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

Ky është segmenti rrugor Gjirokastër?Lazarat, punimet në të cilin do të përfundojnë në muajin dhjetor.br br br br Në total janë 3.5 km rrugë që do të rehabilitohen duke e kompletuar me të gjithë elementët e sinjalistikës. Kreu i autoritetit rrugor Afrim Qëndro teksa inspektoi punimet tha se investimi kap shifrën e 1 milion eurove për ta sjellë këtë rrugë në standard.br br br br Duke filluar nga rrethrrotullimi i Lagjes Punëtore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard?.br br br br Rehabilitimi i këtij segmenti rrugor është pjesë edhe e projektit më bankën botërore për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-09-09

Duration: 00:54