Report TV - Marrin dhe lënë udhëtarët vend e pa-vend në mes të autostradës, ndëshkohen shoferët

Report TV - Marrin dhe lënë udhëtarët vend e pa-vend në mes të autostradës, ndëshkohen shoferët

TIRANË- Policia Rrugore organizoi disa pika kontrolli në autostradën Tiranë-Durrës, nisur nga shqetësimet që shfaqin mjetet e shërbimit publik për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit gjatë transportit.br br Nga kontrollet e ushtruara në janë proceduar me masa administrative 36 mjete të transportit publik.br br Përveç masave, Policia Rrugore apelon që edhe kategoria e këmbësorëve të stacionohet në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.br br Njoftimi i policisë:br br Tiranëbr br Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore ?Tiranë-Durrës? dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm.br br Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.br br Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjëtë orëve të monitorimit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-09-12

Duration: 02:42

Your Page Title