Ora News - Pas Shkodrës, e Krujës, FNSH zbarkon dhe në Fier

Ora News - Pas Shkodrës, e Krujës, FNSH zbarkon dhe në Fier

Subscribe në Ora News këtu FNSH zbarkon dhe në Fier. Në kuadër të operacionit të koduar "Porosia e fundit" janë ndërmarrë kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.br br Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Edi Subashi, 27 vjeç, banues në Fier.br br "Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip "Ford", në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.br br Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa."br br Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.br br Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:br br Fatmir Hoxha, 48 vjec, banues në Fier.br br Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.br br Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin A.Z, 38 vjeç, banues në Fier.br br Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjetë një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.br br Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Petrit Halimi, 27 vjec, banues në Mallakastër.br br Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale "Shkatërrim i pronës" parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-13

Duration: 00:42

Your Page Title