Ora News - Braçe: Lojërat e fatit të shtetëzohen ose pronarët të kalojnë në vetting

Ora News - Braçe: Lojërat e fatit të shtetëzohen ose pronarët të kalojnë në vetting

Subscribe në Ora News këtu Pasi u rrëzua dekreti i Presidentit për lojërat e fatit në mungesë të opozitës, deputeti socialist Erjon Braçe bëri një propozim të ri për këtë aktivitet. Shtetëzimin e tyre ose vetingun e të gjithë pronarëve të këtij biznesi. Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke folur për nismën e opozitës për vetingun në politikë, u shpreh se organet për ta bërë këtë ekzistojnë në Kushtetutë dhe janë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.br br Dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për lojërat e fatit, maxhoranca e vetme në sallën e Kuvendit e rrëzoi me votat e saj, megjithatë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kishte një tjetër propozim për rregullimin e këtij aktiviteti.br br Braçe tha se aktiviteti i lojërave të fatit, përfshirë edhe bastet, duhet të shtetëzohet për dobinë shoqërore.br br Braçe: Së pari dhe mbi të gjitha, shembullin gjerman të shtetëzimit të lojërave të fatit. Pjesa më e madhe e kazinove atje apo e kompanive të bastit kontrollohen ose nga shteti ose shteti merr deri në 80 të të ardhurave të realizuara nga aktiviteti i tyre në landet respektive.br br Dhe nëse kjo nuk mund të ndodhë për shkak të lirisë së ushtrimit të aktivitetit, atëherë Braçe ka një tjetër propozim, vetingun e gjithë pronarëve të këtij aktiviteti.br br Braçe: Në këtë segment të biznesit ka hyrë edhe krimi i organizuar, po përdoret dhe paraja e pisët dhe pa asnjë lloj diskutimi do të duhet që të gjitha agjensitë ligjzbatuese të shtetit të bëjnë atë që është themelore tani: Veting për të gjithë pronarët e lojërave të fatit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-13

Duration: 02:02

Your Page Title