Ora News - Nga 17 shtatori nis regjistrimi i banesave të ndërtuara para 1991

Ora News - Nga 17 shtatori nis regjistrimi i banesave të ndërtuara para 1991

Subscribe në Ora News këtu Nga 17 shtatori ALUIZNI është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të regjistrojnë banesat e tyre që janë ndërtuar para vitit 1991.br br Drejtori i këtij institucioni doli në një prononcim për median, paraditen e sotme, për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.br br Artan Lame: Duke nisur nga e hëna 17 shtator, të gjithë ata që duan të regjistrojnë banesat e tyre të ndërtuara para vitit 1991 mund të paraqiten pranë sporteleve tona për të aplikuar.br br Lame kishte dhe një apel për të gjithë të interesuarit.br br Artan Lame: "Të nisin të mbledhin e paraqisin pranë nesh çfarëdolloj dokumenti që ka lidhje me banesat e tyre. Nuk është detyrues por është ndihmues. Çdo lloj dokumenti që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruar të na e paraqesin. Dokumente të shitblerjes së vjetër, dokumente të komiteteve ekzekutive, çdo lloj dokumenti"br br Janë rreth 60 mijë objekte që pritet të formalizohen. Kreu i ALUIZNI-t i bëri apel qytetarëve që të mos dynden pranë sporteleve pasi procesi do të zgjasë gjithashtu u kërkoi dhe kryebashkiakëve të dorëzojnë dosjet që kanë me kërkesat për regjistrimin e këtyre objekteve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-13

Duration: 01:39