Nga 17 Shtatori nis tarifimi i Rruges se Kombit

Nga 17 Shtatori nis tarifimi i Rruges se Kombit

"Nga 17 Shtatori nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë. Banorët e qarkut të Kukësit dhe një kategori shtresash në nevojë do të përfitojnë nga tarifat e reduktuara".br br Sipas marrëveshjes midis firmës koncesionare dhe Ministrisë së Transporteve, banorët e qarkut të Kukësit do të identifikohen përmes targave të automjetit.br br Sipas firmës koncesionare, përveç banorëve të Qarkut të Kukësit, tarifë të reduktuar do të përfitojnë edhe përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit.br br Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhë automjetesh, në dispozicion të drejtuesve të automjeteve do të jenë 10 sportele, banorët e qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10.br br Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.br br Koncesionari dhe Autoriteti Kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë të cilët do të pajisen me Digital Pass. Për kategorinë "Përdorues të shpeshtë", pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-09-13

Duration: 02:05