Ora News - Përgatitja për në shkollë, prindërve iu duhen rreth 15 mijë lekë për një fëmijë

Ora News - Përgatitja për në shkollë, prindërve iu duhen rreth 15 mijë lekë për një fëmijë

Subscribe në Ora News këtu br Shtatori është muaji i rikthimit në bankat e shkollës, por për prindërit është muaji i shpenzimeve. Siç tradita e do, çdo gje duke nisur nga veshjet e mjetet shkollore duhen të reja. Për Amelën 11 vjeçare, e cila këtë vit nis klasën e 5 është kujdesur xhaxhai i saj.br br Librat tashmë i ka blerë dhe pak ditë para nisjes së shkollës po bën përgatitjet e fundit, ndërsa tregon edhe detyrat që i ka vendosur vetes për këtë vit të ri.br br Amela: "Sot kam blerë çantën e shkollës, portofolin dhe disa lapsa me ngjyra. Këtë vit e kam vendosur që të mësoj me shumë, do merrem edhe me baletin që e kam pasion".br br Por sa kushton përgatitja për shkollë? Ne u interesuam në tregjet e kryeqytetit dhe duke marrë çmimin mesatar të cdo produkti, arrijme në konkluzionin se për një fëmijë, prindërit duhet të shpenzojnë rreth 15 mijë lëkë të reja.


User: Ora News Lajme

Views: 9

Uploaded: 2018-09-14

Duration: 01:46

Your Page Title