Report TV - Fluturimi i parë i “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit me studentët e ekselencës

Report TV - Fluturimi i parë i “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit me studentët e ekselencës

TIRANE-Kompania e parë ajrore shqiptare ?Air Albania? ka nisur zyrtarisht fluturimet ditën e sotme. Destinacioni i parë i linjës së re është Tiranë-Stamboll-Tiranë me 80 studentët e ekselencës.br br Ndërsa do të ketë edhe destinacione të tjera në qytetet europiane si Roma, Londra apo Milano. I pranishëm në Rinas në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.br br Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë. Arsyeja se përse na shkoi mendja te ju, është sepse jeni, fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë.br br Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit. Tani do ia jap fjalën një vajze, që e kam takuar për herë të parë në gjimnazin ?Ali Demi? në Vlorë, ndërsa sot është studente e ekselencës. Bëjmë dhe pak metra bashkë dhe ju vazhdoni lart, ne vazhdojmë të tërheqim këmbën zvarrë këtu në tokëbr br Edi Ramabr Kryeministri hipi në bordin e avionit duke u dhënë një porosi para nisjes studentëve;br br Rrugë të mbarë, silluni mirë atje dhe mirë se të ktheheni për vitin e ri shkollorbr br Edi Ramabr Më pas Rama zbriti nga bordi, ndërsa avioni i parë i linjës ajrore shqiptare nisi fluturimin drejt Stambollit. Avionët do të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-09-15

Duration: 02:21

Your Page Title