Report TV - Ju aksidentua me vdekje mbesa 5 vjeçare në Kurjan, gjyshja: E vranë, duam drejtësi

Report TV - Ju aksidentua me vdekje mbesa 5 vjeçare në Kurjan, gjyshja: E vranë, duam drejtësi

FIER - Një 5-vjeçare u aksidentua për vdekje në fshatin Kurjan të Roskovecit në 30 qershor të këtij viti. Kur kanë kaluar dy muaj nga ky aksident tragjik, familjarët e të miturës janë ngritur në protestë përpara Prokurorisë së Fierit. Ata pretendojnë se është manipuluar ekspertiza e aksidentit dhe për rrjedhojë drejtuesi i automjetit është liruar nga burgu. Gjyshja e 5-vjeçares, Lumturi Metohu me foto të të miturës në duar, bën thirrje për drejtësi, ndërsa dyshimet e familjarëve janë se aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Ajo thotë se ka zgjedhur të protestojë ditën e parë të shkollës edhe për të bërë një apel që të mos përsëriten raste të tjera të dhimbshme në të ardhmen. br br Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe kërkuar sqarime. Na e ka dhënë. Kërkuam ekspertizën rrugore se kemi dyshime. Më shkon mendja na e ka vrarë me qëllim derisa ka qenë me 20 shpejtësi. E nxjirrja vetë nga burgu, jo prokuroria se s'ka ardhur në vendngjarje. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe. Nuk kemi sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacione dhe i është dhënë jo e saktë. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik. Duam drejtësi. I jemi drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryeprokurores Arta Marku, por nuk kemi marrë përgjigje. Vettingu jonë janë mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë proteste sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-09-17

Duration: 03:26

Your Page Title