Plumba drejt banesës të së miturës që u abuzua nga mësuesi, babai: Po na trembin

Plumba drejt banesës të së miturës që u abuzua nga mësuesi, babai: Po na trembin

Tepelene- Larg shkollës e librave, pa ndihmën e një psikologu dhe e zhytur në vetmi. Kjo është situata dramatike ku jeton 11-vjeçarja e abuzuar për gati dy vite nga mësuesi i saj 63-vjeçar në fshatin e largët Luftinje të Tepelenës.br br Ngjarja ndodhi dy muaj më parë, por kambanat e alarmit ranë sërish sot, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë bërë terror me armë afër banesës së tyre pas mesnate. Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë këtë akt në shenjë hakmarrje.br br Por ndërsa ngjarjen në fjalë po e heton policia, prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim. Sipas tyre është e papranueshme që psikologia shkon për ta parë vajzën vetëm katër muaj pas ngjarjes.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-09-17

Duration: 10:07

Your Page Title