Ora News - Laç, plagosen me armë zjarri tre persona

Ora News - Laç, plagosen me armë zjarri tre persona

Subscribe në Ora News këtu br Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Laç. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Sanxhak" të këtij qyteti, pranë një pike karburanti.br br Policia thotë se "shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, Islam Shafloqo, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor".br br Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe tre personave të plagosur.br br Policia thotë se në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe autori pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime.br br Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-17

Duration: 02:12

Your Page Title