Report Tv-Vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, autori i punësuar në shtëpinë e viktimës

Report Tv-Vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, autori i punësuar në shtëpinë e viktimës

ROPOJE - Zbardhjen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Tropojë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 69-vjeçar në fshatin Doberdol. Policia bën të ditur se Tahir Bajraktari, banues në Tiranë, është vrarë nga Nik Lulashi, 54-vjeç nga Shkodra. Viktima kishte udhëtuar nga Tirana në drejtim të Tropojës në fshatin e tij Doberdol për të kaluar pushimet.br br Bajraktari është qëlluar për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por grupi hetimor brenda disa orësh ka konstatuar se jemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Autori i krimit ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Report Tv mëson se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për çështjen e pagesës. br br Banorë të zonës thonë se Tahir Bajraktari shkonte çdo vit në shtëpinë verore në bjeshkët e Tropojës ku kalonte pushimet, ndërsa njihej si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai kishte rindërtuar shtëpinë në bjeshkë si dhe kishte arritur ta elektrifikonte vetë përmnes investimit në një mini-HEC, me të cilin furnizonte me energji edhe fqinjët.br br Njoftimi i Policisë: br br Tropojë.br br Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit Tropojë.br br Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.br br Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.br br Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-09-19

Duration: 01:06

Your Page Title