Ora News - Negociatat, ministri gjerman: Përgjigjia pozitive në qershor varet nga reformat

Ora News - Negociatat, ministri gjerman: Përgjigjia pozitive në qershor varet nga reformat

Subscribe në Ora News këtu br Qershori i 2019-ës nuk do jetë një destinacion i sigurt për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në Vizitën zyrtare në Tiranë, Ministri i Jashtëm Gjerman Heiko Maas ka deklaruar se vendet skepike të unionit do të binden vetëm nga rezultatet konkrete të reformave, duke vënë theksin te sistemi gjyqësor. Qëndrimin ai e ka bërë të ditur në takimin me ministrin ditmir Bushati.br br Heiko Maas: ?Shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. E dimë që rruga e reformave është e dhimbshme, por janë të domosdoshme?br br Situata në rajon ka qënë teme e diskutimit mes dy homologëvë në Ministrinë e Jashtme. Qëndrimi i Gjermanisë mbetet i pandryshueshëm për rrezikun që sjell në Ballkan shkëmbimi i territoreve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-19

Duration: 02:25

Your Page Title