Ora News - Zbulohet skandali në prokurorinë e Tiranës

Ora News - Zbulohet skandali në prokurorinë e Tiranës

Subscribe në Ora News këtu Një skandal është zbuluar në prokurorinë e Tiranës. br br Nga informacionet e para mësohet se një avokate i ka ofruar një prokurori 2 mijë euro në këmbim të një mase sigurie më të lehtë ndaj një personi i cili ishte arrestuar me sasi të vogël droge, raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi. br br Pas informacioneve që Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë në rrugë operative, prokurori Dritan Prenci sekuestroi kamerat e sigurisë të prokurorisë së Tiranës të javës së kaluar.br br Kamerat kanë konfirmuar praninë e avokates në prokurori por nuk dihet nëse është bërë dorëzimi i parave nga ana e avokates.br br Dje Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për avokaten Donatela Lepenica si dhe pezullim nga detyra për prokurorin Përparim Hasa.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-09-20

Duration: 02:18

Your Page Title