Ora News -Refuzuan dosjen "Shullazi", Arta Marku transferon 3 prokurorë, 7 të tjerë hetim disiplinor

Ora News -Refuzuan dosjen "Shullazi", Arta Marku transferon 3 prokurorë, 7 të tjerë hetim disiplinor

Subscribe në Ora News këtu br Nuk ka vonuar shumë reagimi i kryeprokurores Arta Marku ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët tri ditë më parë refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes Shullazi.br br Pasi është vënë në dijeni për situatën nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.br br Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.br br Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.br br Të mërkurën prokurorët braktisën mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela duke refuzuar të përfshiheshin në dosjen "Shullazi".


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-09-20

Duration: 02:10

Your Page Title