Ora News - Hamami në Krujë atraksion e zhgënjim, mbetet i mbyllur për turistët

Ora News - Hamami në Krujë atraksion e zhgënjim, mbetet i mbyllur për turistët

Subscribe në Ora News këtu Ky grup turistësh të huaj që vizitoi kalanë e Krujës nuk e fshehu zhgënjimin që derën e hamamit të shekullit të XV e gjeti të mbyllur.br br Hamami është monument kulture i kategorisë së parë dhe është një atraksion për shumë vizitorë të huaj e shqiptarë që qëndrojnë në Kalanë e Krujës.br br Restaurimi i objektit rreth 4 vjet më parë, kushtoi 84 mijë euro. Por çuditërisht kjo derë nuk u hap kurrë për vizitorët e shumtë, kryesisht të huaj që kanë interes për të vizituar nga afër një hamam të stilit osman.br br Ky turist italian thotë se ka mbetur i habitur se si ka mundësi që një monument i tillë nuk mund të vizitorët.br br Turist: "Jam nga Italia. Kam ardhur të vizitoj kalanë e Krujës. Kisha dëshirë të vizitoja këtë hamam, por e gjeta mbyllur ndaj më lind pyetja se si është e mundur që brenda një kompleksi të tillë është diçka që nuk mund të vizitohet."br br Hamami i Krujës është një prej 7 ndërtesave të ngjashme më të vjetra në vendin tonë. Ndërsa vendndodhja përballë Muzeut Etnografik tërheq gjithmonë vëmendjen e turistëve që nuk munden ta kalojnë këtë portë të mbyllur me dry.br br Turiste: "Jam nga Bosnja. Kisha dëshirë të vizitoja, por është e mbyllur. Përse nuk ështe i hapur dhe i vizitueshëm gjatë gjithë kohës."br br Të pyetur për këtë çështje, drejtuesit e muzeut 'Gjergj Kastriot Skënderbeu' në Krujë, thanë jashtë kameras se Monumenti i Hamamit nuk është në varësinë e tyre.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-09-23

Duration: 01:39