Ora News - Nesër dalin para gjykatës të arrestuarit e grupit "Bajri"

Ora News - Nesër dalin para gjykatës të arrestuarit e grupit "Bajri"

Subscribe në Ora News këtu Nëntë të arrestuarit e operacionit "Oaz" që u vunë në pranga 3 ditë më parë pritet të dalin ditën e hënë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, e ku do të njihen me masën e sigurisë.br br Seanca është parashikuar që të mbahet rreth orës 14:00, ndërsa nuk parashikohet të ketë ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës, e cila ka vendosur me herët për 11 persona arrest me burg.br br Ndërkohë, mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar dhe si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 4- viteve të fundit.br br Referuar edhe përgjimeve ai konsiderohet si person që qëndronte në krye të grupit kriminal. Policia belge ndërkohë dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtari në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, gjobëvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale.br br Po sipas burimeve gjatë operacionit ditën e premte në Shkodër, task forca qendrore dhe Prokuroria për Krime të Rënda kanë shmangur përfshirjen e policisë lokale duke dërguar forca nga Tirana, nga frika e dekonspirimit të mundshëm të operacionit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-23

Duration: 01:24

Your Page Title