Ora News - Krime nga minorenët në Itali, shqiptarët renditen të tretët

Ora News - Krime nga minorenët në Itali, shqiptarët renditen të tretët

Subscribe në Ora News këtu br Kronika e zezë italiane përcjell me shqetësim informacione mbi rritjen e kriminalitetit në grup moshat e reja si dhe tek minorenët në Itali. br E gjithmonë e më i lartë është numri i të rinjve apo minorenëve shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. br Ministria italiane e Drejtësisë ka publikuar raportin e fundit me të dhëna deri në gusht të 2018 ku analizon në mënyrë sintetike situatën e kriminalitetit tek grupmoshat nga 14-25 vjeç. br br Minorenët e të rinjtë e huaj të përfshirë në vepra penale janë kryesisht të kombësisë marokene, rumune, shqiptare por dhe nga vendet e ish Jugosllavisë.br br Krimet më të shpeshta të kryera nga ata janë: vjedhje, grabitje, trafik lëndësh narkotike, dhunim i qëllimshëm personal, por dhe për vrasje e tentativë vrasje, dhunë seksuale etj.br br Minorenët dhe të rinjtë të akuzuar për vepra penale vihen në mbikqyrjen e zyrave të shërbimeve sociale të cilët ndjekin të gjitha fazat e procedurës penale që nga denoncimi i krimit të kryer e deri në ekzekutimin e vendimit të marrë nga gjykatësi.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-09-24

Duration: 01:45