Report TV - Zjarr në një apartament në Tiranë, humb jetën një 60-vjeçar, jetonte i vetëm

Report TV - Zjarr në një apartament në Tiranë, humb jetën një 60-vjeçar, jetonte i vetëm

TIRANË- Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një person ka humbur jetën. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 60-vjeçar, me iniciale L.C., i cili jetonte i vetëm. br br Zjarri ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit, në një apartament në katin e tretë në rrugën ?Ramazan Demneri?.br br Pas marrjes së njoftimit, policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe kanë evakuuar banorët e pallatit. Dy prej tyre i është ofruar edhe ndihma mjekësore, për shkak të asfiksisë që u ishte krijuar nga tymi.br br Nga hetimet paraprake, dyshohet se rënia e zjarrit ka ndodhur nga shkaqe aksidentale.br br Njoftimi i policisë:br br Informacion Paraprakbr br Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën ?Ramazan Demneri?, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.br br Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. br br Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-09-25

Duration: 01:03

Your Page Title