Ora News - Viktimat në pusin e ujit, zjarrfikësit Lezhë mohojnë akuzat se u vonuan në ndërhyrje

Ora News - Viktimat në pusin e ujit, zjarrfikësit Lezhë mohojnë akuzat se u vonuan në ndërhyrje

Subscribe në Ora News këtu br Pasi dajë e nip humbën jetën në Torovicë të Lezhës teksa pastronin një pus, banorët e zonës bënë me faj shërbimin zjarrfikës për vonesë në ndërhyrje dhe mungesë të logjistikës së nevojshme. Por drejtori i Zjarrfikëses në Lezhë, thotë se ata u gjenden në vendngjarje në kohën më të shpejtë të mundshme, por nuk mund të bënin asgjë.br br Pas ngjarjes së rëndë në Torovicë të Lezhës, ku dajë e nip, Martin Gjonaj 35 vjeç dhe Marjan Ndoci 21 vjeç, humbën jetën ndërsa pastronin një pus, banorët bënë me faj zjarrfikësen e Lezhës, pasi sipas tyre ndihma u vonua.br br Ky banor që u fut në pus për të nxjerrë viktimat, tha se veçse me vonesë, zjarrfikëkësit nuk kishin as mjetet e nevojshme për ndërhyrje.br br Banori: Nuk patën as gaz dhe kundragaz. U fut njëri dy metra dhe tha më zë gazi. Më pas mora litarin dhe u futa vetë dhe i nxora. br br Por drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Lezhë, Gjokë Gjoka, thotë se akuzat nuk qëndrojnë.br br Ai garanton se shërbimet shkuan në vendngjarje në kohën më të shpejtë të mundshme dhe janë të pajisur me logjistikën e nevojshme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-09-26

Duration: 01:14

Your Page Title