Ora News - Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës, ja projekti i ri i Bashkisë Tiranë

Ora News - Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës, ja projekti i ri i Bashkisë Tiranë

Subscribe në Ora News këtu br Bashkia e Tiranës është duke negociuar me bizneset që kanë më shumë se 100 punonjës që të ndërtojnë çerdhe apo kopshte brenda ambienteve të tyre për fëmijët e stafit. Kjo është një nga mënyrat që Bashkia ka gjetur për ti dhënë zgjidhje fluksit për regjistrim më institucionet e arsimit parashkollor.br br Të gjithë ata prindër që kanë problem për të gjetur një çerdhe për fëmijët e tyre, duket se do të marrin një zgjidhje pasi bashkia e Tiranës është duke bërë gati një projekt, i cili synon ngritjen e çerdheve pranë bizneseve që kanë më shumë se 100 punonjës.br br Edhe pse ka në plan ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të reja, Bashkia e Tiranës është duke menduar alternativa të reja për shkak të fluksit të lartë.br br Drejtorja e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, zbulon projektin e bashkisë që është në fazat fillestare.br br Zhaneta Beqiri: Një formë tjetër që njihet në gjithë botën, që bizneset e mëdha që kanë më shumë se 100 punëtorë në ambjentet e tyre të punës që punonjësit e tyre të jenë më efikas në punë, të kenë çerdhe dhe kopshte brenda ambjenteve. Nuk është thelbi ku merret shërbimi, e rëndësishme është që të gjitha këto forma që ofrojnë kërtë shërbim, të ofrojnë shërbim cilësor.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-09-27

Duration: 02:21