Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

DIVJAKË - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xengë të Divjakës. br br Mësohet se dy automjete një "Benz" dhe një "Fiat" janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur O.K, 40 vjeç, banues në Fier, ndërsa të plagosur G.B dhe E.A, 38 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes. br br Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.br br Njoftimi i policisë:br br Divjakëbr br Informacion paraprakbr br Në datën 27.09.2018, rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip ?Benz", është përplasur me mjetin tip ?Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier.br br Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip "Fiat", ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-09-27

Duration: 01:00

Your Page Title