Rezoluta e KIE, Vorpsi: Komenti pozitiv i qeverisë, dekurajim i pronarëve shqiptare

Rezoluta e KIE, Vorpsi: Komenti pozitiv i qeverisë, dekurajim i pronarëve shqiptare

Këshilli i Ministrave Evropianë ka pohuar se kemi një ligj për kompensimin e pronës, por nuk ka qenë një temë specifike, siç ka bërë me dije ministria e drejtësisë. Kreu i shoqatës ?Pronësi me Drejtësi? Myshit Vorpsi, në një intervistë për Report Tv, teksa komenton rezolutën e Këshillit Evropian bën me dije se vlerësimi i saj për pronat në vendin tonë me nota pozitive nga qeveria shqiptare ka pasur dy qëllime:br br Nga njëra anë të dekurajojë pronarët shqiptarë sepse në të vërtetë ashtu si u publikua ishte një shok i vërtetë për ta. Nga ana tjetër ndoshta qeveria ka dashur ti japë kurajo vetes në betejën që ka me pronarët shqiptarë.br br Myshit Vorpsi, Kreu i Shoqatës ?Pronësi me Drejtësi?br Sakaq, kreu i shoqatës pronësi me drejtësi thotë se kompensimi I pronarëve shqiptarë nuk ka filluar ende, teksa bën me dije edhe një marrëveshje që agjencia e trajtimit të pronës është duke bërë me pronarët shqiptarë.br br ATP po bën shpërndarje vlerash monetare për ata pronarë që heqin dorë nga kompensimi i pronës nëse marin 20 të vlerës së tyre dhe ligjvënësi është treguar i gatshëm që nëse pronari pranon të marrë këtë 20 , me një kerkesë e merr duke hequr dorë nga gjithë detyrimi tjetër.br br Myshit Vorpsi, Kreu i Shoqatës ?Pronësi me Drejtësi?br Çështjet të cilat janë për shpallje vendimi janë në vlerën e mbi 400 milionë euro. Vorpsi këmbëngul se 89 çështje janë në pritje të ekzekutimit, duhet të ekzekutohen brenda 3 muajve nga data që vendimi merr formën e prerë.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-09-27

Duration: 01:49